Fjalë Kyçe

Arrestohet 27 vjeçari që sillej me armë në brez në Prizren

Arrestohet 27 vjeçari që sillej me armë në brez në Prizren

Është arrestuar një person 27 vjeçar me inicialet A.Xh. pasi atij iu gjetën armë e municion.

Policia në Prizren më 8 qershor kishte pranuar informacion se një qytetar mbante dhe ekspozonte armë në brezin e tij.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren. Shqetësimit të qytetarëve policia i është përgjigjur menjëherë, duke e ndaluar të dyshimtin dhe gjatë kontrollit trupor i kishte gjetur një armë e tipit pistoletë.

Ndërsa gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, policia konfiskuan edhe dy armë tjera të tipit pistoleta së bashku me municionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej tri armë pistoleta, 50 fishek kalibër 6.35 mm, 26 fishek kalibër 7.65 mm, 15 fishek kalibër i panjohur, 19 fishek të pistoletës me gaz dhe 1 fishek me mbishkrim 9×17.

Për veprën penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve u ndalua i dyshimti A.Xh i lindur në vitin 1994, i cili më aktvendim të prokurorit të Shtetit ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë.