Fjalë Kyçe

Arrestohet 40 vjeçari, qarkullonte me lëndë narkotike në veturë

Arrestohet 40 vjeçari, qarkullonte me lëndë narkotike në veturë

Policia ka vënë në pranga një 40 vjeçar me iniciale A.H., banues në Durrës.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Sukthi”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar, raporton “Tch”.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.