Fjalë Kyçe

Arrestohet Adonis Gashi, i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor si dhe dëshmitarë në rastin e Astrit Deharit

Arrestohet Adonis Gashi, i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor si dhe dëshmitarë në rastin e Astrit Deharit

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të shpallurin në kërkim, Adonis Gashi.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se arrestimi i Gashit është bërë në rajonin e Prishtinës.

Adonis Gashi ishte në arrati prej një kohe të gjatë dhe i njëjti akuzohej për planifikimin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemsi Gashi.

Vrasja pati ndodhur në vitin 2015 në lagjen ‘Mati 1’ në kryeqytet.

Përgjatë kohës sa ishte në burg, Adonis Gashi ishte në një qeli të përbashkët me të ndjerin aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Adonis Gashi ndryshe theksohet të jetë edhe dëshmitarë në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.