Fjalë Kyçe

Arrestohet agjenti shqiptar i futbollit, i cili ka nën menaxhim shumë yje të mëdha të futbollit

Arrestohet agjenti shqiptar i futbollit, i cili ka nën menaxhim shumë yje të mëdha të futbollit

Agjenti shqiptar i futbollit, Fali Ramadani, raportohet se është arrestuar gjatë ditës së sotme në Spanjë, transmeton Gazeta Metro.

Agjenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar sot së bashku me agjentin tjetër, Nikola Damjanac, të cilët akuzohen për ikje nga pagesa e tatimeve.

Gazeta spanjolle ‘Ultima Hora’ që kishte njoftuar ditë më parë për operacionin e ekipit kundër krimit të organizuar dhe grupit të hetimit financiar. Ramadani akuzohet për krim ndaj Parasë Publike dhe për shpëlarje parash.

Gjithashtu, mediat spanjolle raportojnë se vila e Ramadanit në Mallorca, i dyshohet se iu ka ikur tatimeve në një shumë prej 10 milionë eurove në transferime.

Kujtojmë që Fali Ramadni ka nën menaxhim yje të mëdha të futbollit si Kalidou Koulibaly, Miralem Pjanic, Cengiz Under, Valon Behrami, Ante Rebic, Jerome Boateng, Samir Handanovic, Luka Jovic e të tjerë.