Fjalë Kyçe

Arrestohet burri në Skenderaj, e shqetësonte gruan që kishte urdhër mbrojtës

Arrestohet burri në Skenderaj, e shqetësonte gruan që kishte urdhër mbrojtës

Një burrë nga Skenderaj është arrestuar pasi që përmes telefonit e kishte shqetësuar gruan, përkundër se ajo kishte urdhër mbrojtës.

I dyshuari për veprën penale mospërfillje e gjykatës. thuhet se është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, në vazhdimësi është duke u shqetësuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.