Një çift iranian është arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve.
Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda në rrjete sociale.
Pasi gruaja thotë po, ajo shihet teksa e përqafon partnerin e saj derisa turma feston.
Ata u arrestuan shpejtë pas propozimit, për arsye, siç thuhet, të shkeljes së parimeve islamike.
Përzierja në publik mes gjinive dhe shfaqja e dashurisë në publik është e kufizuar rreptë nën ligjet islamike të Iranit, raporton BBC.
Mahmoud Khalaji, zëvendës komandat i Policisë në provincën Markazi, i tha agjencisë iraniane të lajmeve “Fars” se çifti janë ndaluar për shkak të “kërkesës së publikut”.
📹 Man publicly proposes to woman at shopping mall in Arak, central #Iran
Both arrested for "marriage proposal in contradiction to islamic rituals… based on decadent Western culture," then released on bail pic.twitter.com/eKdlNX9Bte— Sobhan Hassanvand 📰 سبحان حسنوند (@Hassanvand) March 8, 2019
Ai tha se ata u arrestuan për shkak të “shkeljes së njerëzisë publike, që është ndikim i kulturës së degjeneruar të Perëndimit”
Ai po ashtu bëri të ditur se çifti është liruar me kusht.
Incidenti ka ngjallur debat në mediat sociale, me shfaqje të këndvështrimeve të ndryshme.
“Të gjorët, në vend se të festojnë, ata duhet të paguajnë lirimin nga burgu duke qarë”, shkroi një përdorues i Twitter.
“Është budallallëk dhe qëllimi ka qenë për t’u kapur në kamera”, ka thënë një tjetër. “Pse të bësh spektakël për diçka aq personale siç është martesa”.