Fjalë Kyçe

Arrestohet çifti që vodhi dy vetura në Fushë Kosovë

Arrestohet çifti që vodhi dy vetura në Fushë Kosovë

Janë arrestuar dy të dyshuar që në ditën e fundit kanë vjedhur dy vetura në Fushë Kosovë.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënëses për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot hetuesit policor te stacionit te Fushe Kosovës, të angazhuar në plan operativ në nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona te dyshuar (një femër dhe një mashkull) të cilët dyshohet se vetëm në dhjetëditëshin e fundit në qytetin e Fushë Kosovës, kanë kryer vjedhjen e dy veturave private si dhe kanë kryer edhe disa vjedhje tjera nëpër lokale të ndryshme në qytet”, ka thënë Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se veturat janë gjetur dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga hetuesit policor është arrit që të gjenden të dy veturat e vjedhura dhe fillimisht të zbardhen edhe katër raste tjera te vjedhjeve, ne te cilat dyshohet te jene te perfshire po këta dy persona.”

“Personat e dyshuar me vendim te Prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”.