Fjalë Kyçe

Arrestohet drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Arrestohet drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, shkruan Insajderi.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie dërguar nga Stacioni i Autobusëve, të cilët kanë treguar edhe arsyet e arrestimit të Hotit.

“Arsyet e arrestimit të drejtorit janë: sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve”.

Sipas tyre, Luan Hoti tani gjendet në stacionin policor jugu në Prishtinë.

Insajderi, ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo për momentin nuk ka ndonjë informacion.