Fjalë Kyçe

Arrestohet dy persona në Gjakovë, sekuestrohen katër aparate të lojërave të fatit

Arrestohet dy persona në Gjakovë, sekuestrohen katër aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka intervenuar në një lokal në Gjakovë, ku janë arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit.

“Me datë 22.01.2022, rreth orës 19:00, në rr. Dedë Gjon Luli në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit.Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër (4) aparate të lojërave të fatit (APEX)”, thuhet në komunikatën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.