Të dielën në Vushtrri një person ka sulmuar familjarët e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje, i ka sulmuar dy viktimat një mashkull dhe një femër”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.