Fjalë Kyçe

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit. R.V që kishte ndodhur më 12 shtator të vitit të kaluar në një kafiteri të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se personi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e R.V pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 12.09.2021 – 19:45. Lidhur me rastin më datë 20.01.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.