Fjalë Kyçe

Arrestohet edhe personi i tretë për plagosjen në Pejë

Arrestohet edhe personi i tretë për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës, njofton se pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që ta arrestojë edhe personin e tretë të dyshuar të rastit të plagosjes sot në rrugën “Nëna Tereze”- Pejë.

Ndërkohë, policia po punon intensivisht për arrestimin e personit të katërt të këtij incidenti me armë.
Si pasojë e këtij incidenti një person është plagosur, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.