Fjalë Kyçe

Arrestohet Fero

Arrestohet Fero

Është arrestuar reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, pasi u publikua një video ku shihet duke e sulmuar dikë brenda një veture.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftua se Fero është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Sulm”.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka  autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë  identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse do të kërkohet nga gjykata përkatëse caktimi i masës së paraburgimit ndaj Feros.