Fjalë Kyçe

Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Është arrestuar sot grupi i grabitësve që vodhen në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, pas një pune hetimore intenzive, ka arritur të arrestoj katër prej pesë personave me iniciale G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M., për grabitjen e ndodhur ditën e dielë, në orët e mëngjesit, më datën 14.04.2019, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, saktësisht në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj , ku në të cilin rast të njëjtit, si grup i organizuar mirë, të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër.