Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti i ka kanosur zyrtarët policor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se personi në fjalë është gurbetqar.
“Rreth orës 15:10 në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë , zyrtarët policor kanë ndaluar një automjet me targa zvicerane për kundërvajtje. Personi i dyshuar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor dhe i ka kanosur. Personi i dyshuar është gurbetqar dhe është arrestuar”, ka thënë ajo.
Sipas saj zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Policët kanë pësuar lëndime të lehta. Ndërsa personi i dyshuar mbahet në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit”, ka thënë ajo.