Fjalë Kyçe

Arrestohet hajni në Vushtrri, vodhi katër biçikleta

Arrestohet hajni në Vushtrri, vodhi katër biçikleta

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në katër (4) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhje’, raste këto të raportuara në dy muajit e fundit në zonën e Vushtrrisë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin biçikletat .

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme në Vushtrri, kanë arrestuar të dyshuarën Xh. N., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në lokacione të ndryshme në Vushtrri ka kryer veprat penale të vjedhjeve. Në lidhshmëri me veprat të të dyshuarit, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë.

Ndërkohë që hetuesit policorë kanë të njohur edhe identitetin e një personi tjetër të dyshuar për bashkëkryerje të veprave penale i cili mbetët në kërkim policor.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.