Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin i cili akuzohet për tentim vrasje në Pejë, ngjarje kjo që ndodhi të hënën e kaluar.

Tek i dyshuari është gjetur një armë e cila dyshohet se është përdorur për të njëjtin rast.

Njoftimi i plotë i Policisë Rajonale të Pejës:

Lidhur me rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur me datë 02.09.2019, në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Policia e Kosovës- Hetuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arrestuar i dyshuari:

A.GJ. i lindur 1982 m/k/sh.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar Arma e tipit “Pietro Bereta” cal. 9mm, 1- karikator dhe 2- fishet 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast, pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve.