Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në një dyqan të pajisjeve elektrike në Gjilan

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në një dyqan të pajisjeve elektrike në Gjilan

Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar R.S (29-vjeçar) nën dyshimin për zjarrvënie në një dyqan të pajisjeve elektrike në Gjilan.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 9 gusht 2022.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar R.S. (1993) për të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.