Policia konfirmon se ka arrestuar të dyshuarin që i humbi jetën një personi dhe plagosjen e një tjetri në Marmull të Gjakovës.
Të dyshuarit gjithashtu i është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
“Ju njoftojmë se Policia në Gjakovë ka arritur të arrestojë personin e dyshuar e po ashtu ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale”, thotë Lirije Podrmiaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.