Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari se përmes rrjeteve sociale kanosi dhe shantazhoi një grua

Arrestohet i dyshuari se përmes rrjeteve sociale kanosi dhe shantazhoi një grua

Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka kanosur dhe shantazhuar një grua përmes rrjeteve sociale.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur më 16 maj, ndërsa i dyshuari u arrestua të hënën.

“Lipjan / 16.05.2024 – NN. Më 20.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kanosur dhe shantazhuar përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.