Fjalë Kyçe

Arrestohet i kërkuari nga Interpoli për trafikim të lëndëve narkotike

Arrestohet i kërkuari nga Interpoli për trafikim të lëndëve narkotike

Një burrë meksikan i identifikuar si E. Hurtado Ramírez, i kërkuar nga Interpoli për trafikim kokaine dhe pastrim parash, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Antioquia të Kolumbisë.

Sipas autoriteteve kolumbiane, njeriu do të ekstradohet në SH.B.A.

Autoritetet thanë që Ramirez u arrestua kur u përpoq të hipte në një fluturim për në Mexico City, transmeton Indeksonline.

Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës konfirmoi që pas Perusë, Kolumbia është vendi me numrin më të madh të të arrestuarve meksikanë; shumica e tyre janë arrestuar për trafikim droge dhe krim të organizuar.

Numrat zyrtarë treguan se deri më 30 qershor, 129 Meksikanë ishin burgosur për krime kundër shëndetit dhe 14 për krim të organizuar.