Fjalë Kyçe

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Është arrestuar nga Policia e Shtetit këngëtari i njohur shqiptar i muzikës ‘rock’, Aleksandër Gjoka.

News24 raporton se Gjoka është përfshirë në një aksident në Farkë, dhe më pas rezultoi i dehur.

Mësohet se këngëtari ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore si dhe ruhet nga policia, për shkak se i është komunikuar masa e arrestit.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka futet në telashe me policinë.

Këngëtari u arrestua edhe më 23 dhjetor të vitit 2019 pasi edhe asokohe u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l”, thoshte policia në njoftimin e para dy viteve. /News24/