Fjalë Kyçe

Arrestohet kunata që dyshohet se e rrahu për vdekje 67-vjeçaren në Dragash

Arrestohet kunata që dyshohet se e rrahu për vdekje 67-vjeçaren në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuare për vdekjen e 67-vjeçares S.D. në fshatin Kuk të Dragashit të hënën.

KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për kunatën [gruan e vëllait të viktimës], e cila dyshohet se e ka rrahur deri në vdekje 67-vjeçaren.

Sipas Prokurorisë, e dyshuara N.A. e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar vdekjen. Ajo dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës. Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.