Fjalë Kyçe

Arrestohet në Ferizaj i dënuari nga gjykata për organizim dhe pjesëmarrja në grupe terroriste

Arrestohet në Ferizaj i dënuari nga gjykata për organizim dhe pjesëmarrja në grupe terroriste

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale në Ferizaj, sot në orën 6 të mëngjesit, ka arrestuar një person të kërkuar inicialet B.H, 45 vjeçar.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, me dënim burgimi prej, 2 vite e 5 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin për media.