Fjalë Kyçe

Arrestohet në Han të Elezit i dyshuari pë terrorizëm

Arrestohet në Han të Elezit i dyshuari pë terrorizëm

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në terrorizëm

“Arrestohet një person i kërkuar në stacionin policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, rreth orës 10:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arritur që të arrestojë në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet J.B (M/K), 32 vjeçar”, thuhet në komunikatë.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ’’ me dënim burgimi prej dy (2) vite.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet tutje.