Fjalë Kyçe

Arrestohet një grua 44-vjeçare në Dragash, sulmoi vjehrrën e saj

Arrestohet një grua 44-vjeçare në Dragash, sulmoi vjehrrën e saj

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Rapqe të Dragashit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë në rast janë përfshirë nusja dhe vjehrra, pasi kjo e fundit e denoncoi gruan e djalit për dhunën dhe presionin që sipas saj ajo ia ka shkaktuar.

E dyshuara V.H., 44-vjeçare u arrestua po akuzohet nga vjehrra se e ka sulmuar, për shkak të një mosmarrëveshje të momentit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pasi Policia ka marrë informacionin, ka shoqëruar palët në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet për veprat penale “sulm” dhe “dhunë në familje”.