Fjalë Kyçe

Arrestohet një i dyshuar në Zubin Potok për zjarrvënie

Arrestohet një i dyshuar në Zubin Potok për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar tjetër në Zubin Potok për zjarrvënie, ndërsa veprimet e mëtejme ligjore do të ndermerren në konsultim me prokurorin kompetent.

PK-ja ndërkaq ka bërë të ditur se po vazhdojnë angazhimet për shuarje të zjarrit me topa të ujit.

Ditëve të fundit disa lokacione të vendit janë përfshirë nga vatra të zjarrit.

Shpërthime të zjarrit ka pasur së fundmi në Fushë-Kosovë, Pejë, fshatrat e Suharekës, Prizrenit dhe të Shtimes.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vatra e cila për momentin është më serioze është në fshatin Shtupeq i Pejës.