Fjalë Kyçe

Arrestohet një oficer korrektues, u kap duke futur lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit

Arrestohet një oficer korrektues, u kap duke futur lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit

Të enjten në orën 19:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është kapur një oficer korrektues duke tentuar të fus lëndë narkotike. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në vend të ngjarjes ka dalë Njësiti Antidrogë, ku ka konfiskuar lëndën e dyshuar dhe i oficeri i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor. Ndaj tij është shqiptuar masa e suspendimit nga puna dhe është iniciuar procedurë e brendshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.