Fjalë Kyçe

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘kanosje’

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘kanosje’

Policia ka njoftuar se një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’ është raportuar me datën 26 mars 2019 në Stacionin Policor në Mitrovicë.

Sipas informacionit fillestar të pranuar nga ankuesi, thuhej se ishte kanosur nga një person i dyshuar i cili më pas ka ikur me veturë në drejtim të panjohur për ankuesin.

Mbi bazën e të dhënave dhe të përshkrimit të veturës së të dyshuarit njësitet policore janë vënë në kërkim, ku kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. H., 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra policore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt./Gazeta Alo/