Fjalë Kyçe

Arrestohet një person, i sekuestrohen 3 hajmali dhe një qese me foli alumini

Arrestohet një person, i sekuestrohen 3 hajmali dhe një qese me foli alumini

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi .

Kjo shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi” dhe “Mashtrimi”.

Me urdhër të Prokurorisë, Policia ka kryer bastistje në këtë lokacion.

Nga aksioni janë sekuestruar:

-Një qese me rrumbullak me foli alumini, 3 hajmali

 

  • 7 fletore me shënime

 

  • 70 fletë të formateve të vogla

 

  • 1 CD

 

  • Regjistër i pacientëve

 

  • Libër i vjetër dhe disa fletë

 

  • 1 telefon Nokia, 1 telefon Iphone 8

 

  • 1 fletore me shënime, Fatura të ndryshme

 

  • Fletë të vogla me shënime dhe një fletore

 

  • Para të gatshme 240 euro.