Dje në Prizren është arrestuar një person për mashtrim.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj K/Shqiptar duke u marrë para në një vlerë të konsiderueshme, për rregullimin e vizave. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.