Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Gjakovë, policia i gjeti armë dhe 11 plumba

Arrestohet një person në Gjakovë, policia i gjeti armë dhe 11 plumba

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, mbrëmë pas mesnate pas orës 01:00 përmes rrugëve operative ka pranuar një informate, se i dyshuari ka ne posedim një armë zjarri (revole).

“Policia pas identifikimit dhe njohurisë për vendbanim, ka formuar pikë kontrolli ne Rr. “Dergut Vokshi” afër shtëpisë se te dyshuarit. Pas orës 01:00 i njëjti është ndaluar dhe kontrolluar”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj ka shtuar se të njëjtit i është gjetur arma e llojit CZ dhe 11 plumba.

“I dyshuari është shoqëruar në Stacionin policor-Gjakovë. Arma e lartcekur është konfiskuar. Është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër te tij iniciohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, tha Gjurkaj.