Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi pesë të tjerë në një aheng familjar

Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi pesë të tjerë në një aheng familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Hereq të Gjakovës pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar të pranishmit në një aheng.

Rasti ka ndodhur më 14 mars rreth orës 00:23 ku të lënduar në këtë rast kanë mbetur tri gra dhe një burrë të cilët kanë marrë trajtimin mjekësor.

“Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.