Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur

Një person është arrestuar në Gjilan të shtunën, me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Siç njoftoi Policia e Kosovës të dielën, për rastin është njoftuar prokurori dhe pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “ngacmim seksual”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.