Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Prizren, i gjejnë në brez armë pa leje

Arrestohet një person në Prizren, i gjejnë në brez armë pa leje

Policia rajonale e Prizrenit ka arrestuar një person, pasi në një pikë kontrolli kishin ndaluar një automjet me targa vendore ku pas kontrollit të ngasësit të veturës (tani të dyshuarit E.K viti i lindjes 1997), në brez i kanë gjetur një armë pa leje bashkë me një karikator me shtatë fishekë.

Lloji i armës që i është gjetur është një pistoletë “Crvena Zastava” 9mm PARA bashkë me një karikator me (shtatë) 7 fishekë kalibri 9mm, njofton Klankosova.tv.

I dyshuari më pas është dërguar në stacionin policor të Prizrenit dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.