Fjalë Kyçe

Qytetarët ndihmuan PK-në të arrestojë një të dyshuar që e kërkonte

Qytetarët ndihmuan PK-në të arrestojë një të dyshuar që e kërkonte

Qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale, “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”, pas publikimit në media të fotografisë së personit në kërkim nga Policia.

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 06.12.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë, i cili kërkohej për veprën e lartëcekur penale dhe i njëjti ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 50 ditë.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe me datë 03.02.2020 rreth orës 17:00 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në rrugën “ Mujë Krasniqi” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitet Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, menjëherë e kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur, së bashku me të kërkuarin është arrestuar edhe një person i dyshuar D.M. i lindur me 1994, për të njëjtën vepër penale, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes në banesën në të cilën qëndronin të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar nga njësiti i trafikimit me narkotik: “472.1 gram narkotik e llojit marihuantë, 1- peshore elektronike për peshim ne pesha të vogla, 1- mulli(grinder), 2- telefona mobil, 115.77 euro (njëqind e pesëmbedhjetë e shtatëdhejetë e shtatë cent), disa qindra qese të vogla plasmasi për ambalazhim të substancës së dyshuar”.

Personi i dyshuar është intervistuar edhe për një vepër tjetër penale të vitit 2017, si i dyshuar për “zjarrvënie”, ‘ pastaj do të dërgohet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë’.