Në Skënderaj është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar dokumente.
Sipas raportit të Policisë, i njëjti ua ka mundësuar katër personave Certifikata të Veteranëve Luftëtar, me të cilat të njëjtit kanë përfituar pensionin si Veteran Luftëtar në mënyrë të paligjshme.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/