Fjalë Kyçe

Arrestohet personi i njohur si “Turku”, kishte tentuar të vriste Ardi Pajazitin vitin e kaluar

Arrestohet personi i njohur si “Turku”, kishte tentuar të vriste Ardi Pajazitin vitin e kaluar

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë Hami Novobërdaliun të njohur si “Turku” për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e ka konfirmuar rastin për Sinjalin.

Përveç kësaj, atij i është sekuestruar edhe një armë zjarri.

“Sot rreth orës 15:00, është arrestuar një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 01.10.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”, ka thënë për Sinjalin Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Tutje ajo ka njoftuar se hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorinë e shtetit.