Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se i ka kërkuar një tjetri me detyrim një shumë parash.
Sipas policisë, i dyshuari mashkull i ka kërkuar një mashkulli tjetër 3000 euro, në të kundërtën do t’ia rrënonte shtëpinë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.