Fjalë Kyçe

Arrestohet personi që u paraqit si viktimë e rrëmbimit në Istog

Arrestohet personi që u paraqit si viktimë e rrëmbimit në Istog

Arrestohet një person për veprën penale ‘mashtrim’ i cili në rastin e mëhershëm është paraqitur si viktimë e rrëmbimit

Lidhur me rastin ‘rrëmbim’ të ndodhur dje në Istog, personi i paraqitur si viktimë e këtij rasti, gjatë intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, del se i njëjti  ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer.

Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është cilësuar ‘mashtrim’  dhe i dyshuari, i cili në rastin e parë ishte viktimë e rrëmbimit,  është dërguar në mbajtje.