Fjalë Kyçe

Arrestohet plaku pedofil që abuzonte me 12 vjeçarin

Arrestohet plaku pedofil që abuzonte me 12 vjeçarin

Policia ka arritur të vërë në pranga brenda 24-orëve një të moshuar, pedofil që kryente skena të turpshme me një djalë të mitur buzë Lanës në Tiranë. Rasti tejet i rëndë i abuzimit seksual u denoncua me video mbrëmë nga emisionin “Stop”. Sot policia e Tiranës njofton se e ka vënë në pranga pedofilin 71-vjeçar me iniciale H.M.

Burimet për Mapo-n thanë se fëmija është 12 vjeç dhe banon në një lagje me burrin e moshuar. Ai kishte shfrytëzuar njohjen që kishin si komshinj për ta terhequr djalin drejt qendres së Tiranës, ku siç shihet edhe në pamje ka tentuar të kryeje marredhenie seksuale. Po kështu 71 vjeçari po hetohet edhe për një rast tjeter abuzimi.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”. Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike”, thuhet në njoftim.