Fjalë Kyçe

Arrestohet shoferi që rrezikoi jetën e qytetarëve në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që rrezikoi jetën e qytetarëve në Mitrovicë

Një qytetar është arrestuar pasi kishte rrezikuar jetën e qytetarëve në Mitrovicë gjatë ngasjes së rrezikshme të automjetit të tij.

Siç ka njoftuar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, rasti kishte ndodhur të martën në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Aty dyshohet se shoferi kishte humbur kontrollin e veturës gjatë ngasjes së rrezikshme dhe kishte rrezikuar jetën e këmbësorëve, ndërsa më pas kishte shkaktuar vetaksident me dëme materiale.

Ndaj tij është iniciuar rast për “Rrezikim të trafikut publik”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.