Fjalë Kyçe

Arrestohet vëllau që keqtrajtoi psiqikisht motrën në Gjakovë

Arrestohet vëllau që keqtrajtoi psiqikisht motrën në Gjakovë

Një person në Gjakovë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht motrën e tij mbrëmë.

Sipas policisë, viktima së bashku me dy fëmijët e saj është strehuar në strehimore, ndërkaq i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe për shkak të agresivitetit të tij nuk iu është bërë alkotesti.

I dyshuari përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuterë që ishin pronë e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është iniciuar si “Dhunë në familje dhe Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.