Policia e Kosovës, sot ka arrestuar të dyshuari për falsifikim të Çertifikatave të Statusit të Veteranit të UÇK-së.
Pas disa hetimeve të Policisë, ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet (L.D.) dhe me Aktvendim të Prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë, për Veprat penale “Falsifikim i dokumenteve dhe Mashtrim” thuhet në raportin Policisë.
Për këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë me datën 14.03.2019.
Gjithashtu policia ka treguar që ekziston mundësia të këtë edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast.