Fjalë Kyçe

Arrestohet zyrtari policor që nxiti përçarje me shkrime në rrjetet sociale

Arrestohet zyrtari policor që nxiti përçarje me shkrime në rrjetet sociale

Inspektorati Policor ka bërë të ditur se ka arrestuar zyrtarin policor nga komuniteti boshnjak S.C., i cili u suspendua dje nga detyra për shkak të shkrimeve në rrjete sociale.

S.C., i cili me detyrë ishte në pikë kufitare ‘’Kull’’, u arrestuar në mbrëmje me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.