Jordi Alba ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës te Barcelona.
Mbrojtësi u ka dhënë fund spekulimeve rreth largimit të mundshëm nga Camp Nou duke arritur marrëveshje të re deri më 2024, ka bërë të ditur “El Larguero”, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja e re do të zyrtarizohet të premten.
Alba është një prej futbollistëve kryesorë te Barcelona i cili së fundmi kishte zgjuar interesim nga Juventus.