Kanë arritur në Kosovë trupat e 10 mërgimtarëve që vdiqën në aksidentin e tmerrshëm në Kroaci.
Në pritje në pikën kufitare të Morinës kanë dalë familjarë dhe qytetarë të shumtë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, aty është parë edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Varrimi i viktimave pritet të bëhet sonte në mbrëmje.