Fjalë Kyçe

Arrijnë nga Holanda dy helikopterë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Arrijnë nga Holanda dy helikopterë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Kanë arritur në aeroportin “Rinas” të Tiranës pasditen e së premtes dy helikopterët e tipit “Chinook” të ardhur nga Holanda të cilët do të ndihmojnë në luftën ndaj zjarreve në Shqipëri.

Dy ditë më parë, Holanda iu përgjigj thirrjes së autoriteteve shqiptare për ndihmë në luftën kundër zjarreve.

Sipas një njoftimi të dy ditëve më parë të ambasadës holandeze në Tiranë, helikopterët e tipit “Chinook” janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.

“Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike”, thuhej në njoftimin e ambasadës, ku theksohej se do të mbërrijnë edhe 47 ushtarë holandezë./ A2 CNN