Fjalë Kyçe

Arsenal ka gjetur zëvendësuesin e Ozil

Arsenal ka gjetur zëvendësuesin e Ozil

Arsenal është duke kërkuar opsione në mesfushë, largimi i Mesut Ozil duket i paevitueshëm dhe tani, “The Gunners” janë hedhur në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Arsenal dhe Mesut Ozil duket se do jetë histori e mbaruar, turku nuk është paraqitur nga marsi për ekipin dhe largimi i tij duket i paevitueshëm.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, mesfushori ofanziv i Norwich City, Emiliano Buendia është objektivi kryesor i Arsenalit, transmeton lajmi.net.

Buendia është 24 vjeçar, është mesfushor me tipare sulmuese, ai ka regjistruar 93 paraqitje për Norwich dhe ka shënuar 16 gola.

Arsenal dhe Norwich nuk kanë filluar bisedimet zyrtare ende, por pritet të fillojnë. Ata pritet të largojnë Kolasinac, Ozil dhe Sokratis.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1346078367926398979?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1346078367926398979%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button