Fjalë Kyçe

Arsenali do të thyejë bankën për sulmuesin serb

Arsenali do të thyejë bankën për sulmuesin serb

Topxhinjtë pritet që t’i thonë “ok” shpenzimit të 70 milionë funtëve për serbin Dusan Vlahovic, pasi që ata po kërkojnë që të forcojnë sulmin në pjesën e dytë të sezonit

Arsenali do ta thyejë bankën për Dusan Vlahovicin në janar – duke ndaluar kështu atë që të shkojë diku tjetër në verë,

Trajneri i Gunners, Mikel Arteta ka pranuar se ata janë të “hapur” për të bërë transfere të mëdha edhe në këtë afat dhe nënshkrimi me një sulmues është pririotet për skuadrën me Alexandre Lacazette që i skadon kontrata në verë dhe Pierre-Emerick Aubameyan që nuk shihet i preferueshëm për skuadrën më transmeton express.

Mirëpo, ata përballën me një garë të fort për sulmuesin në formë të Fiorentinës, i cili është njëri prej më të mirëve në Europë në dy sezonet e fundit.

Arteta mori fonde të mjaftueshme verën e kaluar dhe ata janë gati të shpenzojnë përsëri dhe këtë dëshirojnë ta bëjnë para AC Milan, Juventus, Liverpool, Newcastle dhe disa skuadrave tjera europiane që po e monitorojnë atë.